Një burrë ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët që ka marrë pas rënies nga një ndërtesë.
Rastin për GazetaBlic e ka konfirmuar, Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rasti ka ndodhur në lagjen “Prishtina e re” në Prishtinë, saktësisht brenda një objekti ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull (1976), nuk ka arriti t’u përballojë plagëve dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë”, është shprehur Ahmeti përmes telefonit.
“Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës”.