
Një burrë ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
I njëjti kishte qenë duke u trajtuar aty për shkak të disa problemeve shëndetësore.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
VDEKJE E DYSHUAR
Prishtinë / 02.03.2026 – 11:30. Është raportuar se një mashkull kosovar i cili kishte ardhur në QKUK për tretman mjekësor për shkak të disa problemeve shëndetësore, me datën 02.03.2026 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.