Një 61-vjeçar ka humbur jetën në një plazh të Velipojës, pasi dyshohet se në momentin që është futur në det ka pësuar arrest kardiak.
Kështu deklaron Policia e Shtetit, përcjell Klankosova.tv.
“Rreth orës 10:30, shtetasi 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se në momentin që është futur në det ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, thotë policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit