Një 22-vjeçar nga Malisheva ka vdekur, pasi ishte lënduar para pesë dite në vendin e punës.
Rastin në fjalë të vdekjes, e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës për Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjakovë.
Ai tha se më 7 prill i njëjti ishte lënduar në vendin e punës, dhe për këtë rast është iniciuar rasti “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
I njëjti, në po atë ditë të lëndimit rreth orës 16:40, së pari ishte dërguar në QKMF-në në Malishevë me lëndime të rënda trupore, të cilat dyshohet se janë shkaktuar në vendin e tij të punës, në fshatin Dragobil.
“I njëjti më pas ishte dërguar në QKUK në Prishtinë, ku sot jemi njoftuar nga stafi mjekësor se ai ka ndërruar jetë”, ka thënë Elezaj.
Klan Kosova ka mësuar se i ndjeri dyshohet se për pesë ditë me radhë ka qenë në koma.
Poashtu, dyshohet se ai ishte munduar të rregullojë një pjesë të kamionit, dhe shtypja e madhe e ka rrëzuar dhe e ka goditur në kokë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor