Mjeku, Ramë Morina, nga komuna e Malishevës ka humbur betejën me COVID-19.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Malishevë, Salih Morina.
Morina ka kujtuar mjekun si profesionist i jashtëzakonshëm në sferën e mjekësisë, mbi të gjitha humanist dhe personalitet i çmueshëm për shoqërinë.
Njoftimi i plotë:
I pikëlluar për vdekjen e Doktorit të mirënjohur të Komunës së Malishevës Dr.Ramë Morina!
Doktori ishte një profesionist i jashtëzakonshëm në sferën e Mjekësisë, mbi të gjitha humanist dhe personalitet i çmueshëm për shoqërinë.
Shprehë ngushllimet e mija të sinqerta për familjën, miqtë, dhe gjithë ata që e njohën.