Këngëtari i grupit britanik “The Specials”, Terry Hallm ka ndërruar jetë. Ai vdiq nga kanceri në pankreas.
Kështu ka bërë të ditur basisti Horace Panter, në një postim në ‘Facebook’, transmeton Indeksonline.
Ata njoftuan se Hall ka ndërruar jetë ditën e hënë. Në fillim të tetorit u përhap lajmi se ai kishte kancer në pankreas dhe se sëmundja ishte përhapur në mëlçi.
The Specials patën sukses në vitet 1980 me këngët si: Ghost Town dhe A Message To You Rudy.