Nëna e reperit Eminem, Debbie Mathers, ka vdekur në moshën 69-vjeçare pasi humbi betejën me kancerin.
Nënë e bir njiheshin botërisht për raportin e tyre problematik, ku ndër hitet e para të Eminemit kanë qenë pikërisht të dedikuara si sulme ndaj Mathersit, të cilën e akuzonte për neglizhencë dhe keqtrajtim.
Sidoqoftë, viteve të fundit Eminemi e kishte zbutur qëndrimin ndaj saj, duke e vlerësuar për anët pozitive, ndër to, që pavarësisht problemeve ajo kurrë nuk e kishte braktisur.
Yll botëror ende nuk ka dalë me ndonjë komunikatë apo reagim publik.