Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në QKUK personi i cili ishte aksidentuar më 12 nëntor në Lipjan.
Ai, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Lipjan 12.11.2022, 21:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte në trajtim në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku sot me datë 29.11.2022 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, bën të ditur Policia./Front Online