Aktori britanik, Stephen Greif, më i njohur për audiencën amerikane për rolin e tij në “The Crown”, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.
Aktori i personazhit Bernard Weatherill ka qenë i pranishëm gjatë sezonit të katërt të dramës hit të Netflix për familjen mbretërore të Britanisë.
Aktori anglez, i lindur në Sawbridgeworth, Hertfordshire, ka lënë pas dy djem.
Greif gëzoi një karrierë të gjerë në skenë dhe ekran, duke filluar në fund të viteve 1960 me kompaninë prestigjioze britanike Royal Shakespeare.
Ai fitoi nominime për çmime të shumta, duke përfshirë një çmim ‘Olivier’ në 1979 për performancën e tij si Biff në “Death of a Salesman” të Teatrit Kombëtar.
Në televizion, Greif është i njohur kryesisht për audiencën britanike për rolin e Travis në serialin fantastiko-shkencor të viteve ’70 “Blake’s 7” dhe për rolin e pronarit të pijetores Harry Fenning në “Citizen Smith”.
Ai është shfaqur gjithashtu në shfaqjet televizive britanike si “Coronation Street”, “EastEnders” dhe “Doctor Who”.
Deri më tani nuk është zbuluar asnjë shkak i vdekjes së aktorit.