×
  • Auto
  • Auto

    Vdes në moshën 73-vjeçare Peter Horbury dizajneri britanik i veturave

    FrontOnline
    04 Korrik 2023

    Dizajneri i njohur i makinave Peter Horbury, i njohur për punën e tij në Ford, Volvo dhe Lotus, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare në Kinë.

    Karriera e Horbury, i cili mbante pozitën si nënkryetar ekzekutiv i dizajnit në Lotus shtrihet në gati pesë dekada, me kontribute në marka dhe modele të shumta gjatë gjithë kohës së tij si dizajner veturash.

    Portfolio e gjerë e Horbury përfshin punë në Chrysler, Ford (dy herë), Volvo (tre herë), Geely Group dhe më pas Lotus, ku ai dha kontribut të rëndësishëm në gjuhën e dizajnit të secilës markë, raporton Drive, transmeton FrontOnline.

    Ndër të tjera Horbury gjithashtu punoi si i pavarur për prodhuesit e veturave të ndryshëm si Bentley, BMW, Mercedes-Benz, MG, Rolls-Royce dhe Triumph.

    Një nga arritjet e dukshme të Horbury ishte roli i tij kryesor në Volvo, duke e zhvendosur fokusin e markës nga siguria në dizajn.

    Në një deklaratë, Lotus konfirmoi vdekjen e Horbury. “Me pikëllim të madh njoftojmë vdekjen e Peter Horbury, nënkryetar ekzekutiv i dizajnit të Lotus Group”.

    “Ai ndërroi jetë në fillim të javës së kaluar teksa vizitonte kolegët tonë në Kinë, duke bërë atë që ka bërë gjithmonë – duke udhëhequr, frymëzuar dhe udhëzuar të tjerët për të sfiduar konventat dhe për të qenë më të mirët në fushat e tyre”, thuhej tutje në deklaratën e Lotus./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Auto25 Dhjetor 2024
    Divizioni i ri i motorëve dhe ndërruesit i krijuar nga Renault dhe Geely u quajt thjesht Kali. Një risi interesante vjen nga...
    Auto24 Dhjetor 2024
    Kur Ferrari 250 LM fitoi garën Le Mans në 1965, ishte fundi i epokës. Pasi shënoi nëntë fitore në garën prestigjioze 24-orëshe,...
    Auto23 Dhjetor 2024
    Me kërkesën mbi ofertën, tregu i veturave klasike është “ringjallur” viteve të fundit. Kjo është arsyeja pse një Edsels është shitur për...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi ka thënë se programi i LDK-së ka zgjidhjen për krizën energjetike. Në një konferencë...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, për të dhënë deklarime lidhur me hetimin për...
    Kronika26 Dhjetor 2024
    Brenda 24 orëve në Kosovë, janë regjistruar 79 aksidente. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 19 aksidente u regjistruan me të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë në Gjakovë, e kjo me rastin e festës së Krishtlindjes. Në një...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës sot nga ora 10:00 do të prezantojnë të arriturat e marrëveshjes...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, për FrontOnline, ka folur për ecurinë e mbledhjes së të hyrave në komunën e tij, duke theksuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.