Shteti i Kroacisë dhe sporti kroat në përgjithësi ka marrë një lajm të kobshëm.
Hendbollistja e njohur, Ema Groznica ka humbur jetën në moshën 19-vjeçare, njoftojnë mediat kroate.
Groznica ka vdekur pasi nuk i mbijetoi një sëmundje të rëndë e cila për kohë të shkurtër i mori jetën.
Lajmin për vdekjen e hendbollistes kroate e ka dhënë edhe klubi i saj Treshnjevka.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, ju njoftojmë se lojtarja, shoqja jonë Ema Groznica vdiq pas një sëmundje të shkurtër dhe të rëndë. Zoti i zgjedh engjëjt më të bukur për vete”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ema ishte studente në Fakultetin e Kineziologjisë në Zagreb.