Mehmet Isak Neziri nuk jeton më.
Ish-gjyqtari dhe anëtari i LDK-së ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare pas një sëmundje të rëndë dhe te shpejtë.
Ai do të kujtohet për kontributin e madh në fushën e drejtësisë në Kosovë.
Biografia e shkurtë e tij:
I ndjeri nga Viti 1978 deri në Vitin 1988, ishte gjyqtar në Gjykatën e lartë për kundërvajtje të Kosovës, derisa nga pushtuesit serb u largua nga puna, për shkak të mosbindjes ndaj politikës antishqipare. Atëbotë Mehmet Neziri, nga pushtuesi serb, u shpall si I papërshtatshëm dhe në funksion të nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar. Pas përfundimit të luftës çlirimtare në Kosovë, nga viti 2000 deri në Vitin 2015, I ndjeri Mehmet Neziri, ishte kryetar I Gjykatës së lartë për kundërvajtje të Kosovës. Mehmet Neziri, kontribuoi në vendosjen e legjislacionit në Kosovë, si dhe ishte pjesëmarrës në nxerrjen e shumë ligjeve në vendin tonë. Mehmet Neziri, për shumë vite ishte kryetar I nëndegës së LDK-së në Prishtinë, gjatë kohës së okupimit serb.