Franco Gatti, anëtar i grupit historik” Ricchi e Poveri” ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare. Ai vdiq në shtëpinë e tij në Genova, konfirmuan familjarët e tij.
Gati ishte distancuar prej kohësh nga grupi, pas vdekjes së papritur të djalit të tij Alessio në vitin 2013, kur ai ishte vetëm 23 vjeç.
“Një pjesë e jetës sonë iku. Lamtumirë Franko”, thuhet në deklaratën e grupit. Edhe pse e konsideroi të mbyllur aktivitetin e tij muzikor, në vitin 2020 ai mori pjesë në ribashkimin e grupit në Sanremo. Grupi u krijua në 1967 dhe u emërtua nga Franco Califano sepse ata ishin “të pasur në ide, por të varfër në para”.