Policia në Prizren ka arrestuar një person i cili ka shkaktuar një aksident trafiku, si pasojë e të cilit ka vdekur një këmbësore
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Stacionin e Autobusëve në Prizren, njofton Policia e Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij kombi-bus, ka goditur këmbësoren viktimën femër shqiptare shtetase e R. Shqipërisë. Viktima ka pësuar lëndime trupore. Ne vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thekson policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.