Si pasojë e infektimit me COVID-19, ka vdekur sot në moshën 84-vjeçare ish-profesori universitar Kajtaz Fazlija – Lutani.
Kjo është bërë e ditur nga një familjar i tij.
Fazlija kishte qenë profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, poashtu kishte punuar edhe në Universitetin e Zagrebit.
“Lamtumire axha i im. Njoftojmë familjarët dhe miqtë, Sot, me datë 27 Mars 2021, në moshën 84 vjeçare, si pasojë e infektimit me COVID-19, vdiç më i dashuri ynë, Prof. Dr. Kajtaz Fazlija – Lutani. I ndjeri do të varroset nesër në ora 12:00 në varrezat e fshatit Turiqec, Skënderaj. Për shkak të kufizimeve të shkaktuara nga pandemia, jemi të detyruar që varrimin ta bëjmë vetëm me prezencën e rrethit të ngushtë familjar, kurse e pamja nuk do të mbahet”, thuhet në njoftim./Front Online
https://www.facebook.com/genci.fazlija/posts/4287813464614452