Cheslie Kryst, e cila ka fituar në konkursin ‘Miss USA 2019’ dhe punoi si korrespondente për lajmet argëtuese, ka ndërruar jetë të dielën ( 30 janar 2022).
Ajo vdiq në moshën 30 vjeçare, ku sipas policisë ajo u hodh nga një ndërtesë në Manhattan herët në mëngjes.
Këtë e konfirmoi edhe familja e saj në një deklaratë, tranmeton indeksonline.
“Me dhimbje dhe pikëllim të madh, ne ju njoftojmë për vdekjen e Cheslie-t tonë të dashur. Drita e saj e madhe ishte ajo që frymëzoi të tjerët në mbarë botën me bukurinë dhe forcën e saj. Ajo kujdesej, dashuronte, qeshte dhe shkëlqente. Cheslie mishëroi dashurinë dhe u shërbeu të tjerëve, qoftë përmes punës së saj si avokate që lufton për drejtësi sociale, si Miss USA dhe si korrespodente në ‘EXTRA’. Por më e rëndësishmja, si një vajzë, motër, shoqe, mentore dhe kolege – ne e dimë se ndikimi i saj do të vazhdojë.”
Kryst kishte krijuar një karrierë profesionale me fuqi të lartë kur fitoi Miss USA, duke qenë inspirim edhe për vajza të tjera.