Ka vdekur ish-drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Safet Idrizi.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli, i cili përmes një postimi në Facebook tha se Vushtrria sot humbi edhe një profesionist mjekësor.
“Pak ditë pas humbjes së zyrtarit Emin Ibishi, komuna jonë sot humbi edhe një profesionist mjekësor të urtë e korrekt, ish drejtorin e shëndetësisë, përgjegjësin aktual të shëndetit publik në QKMF, Dr.spec.Safet Idrizi! I prekur në shpirt nga kjo humbje shpreh ngushllimet më të sinqerta për familjen, miqët, kolegët dhe qytetin. Në tre vite mandat Dr. Safeti ofroj konstruktivitetin shembull të një profesionisti për ti përmisuar shërbimet shëndetësore, që pa dyshim se nuk harrohen”, ka shkruar Meholli.