Gazetaria shqiptare ka humbur një figurë të rëndësishme, pasi pas një sëmundjeje të rëndë ka ndërruar jetë Zijadin Gashi.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, derisa kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 14:00, raporton portali ‘FrontOnline’.
“Të dashur familjarë e miq, me dhimbje të thellë ju njoftojmë që sot me datë 3.12.2024 ndërroi jetë më i dashuri jonë, Zijadin Gashi. Varrimi do të bëhet sot në varrezat e qytetit të Prishtinës në kohën e Ikindisë, ora 14:00”, thuhet në njoftimin e familjarëve të tij.
Gashi ishte një emër i njohur dhe i respektuar në fushën e gazetarisë, me një përvojë të pasur që shtrihej në disa media të njohura.
Karriera e tij përfshinte udhëheqjen e televizionit Tëvë1, Radio Evropa e Lirë, ku ai kontribuoi me profesionalizëm dhe përkushtim. Për disa vite, Gashi ishte gjithashtu pjesë e gazetës Zëri, një ndër gazetat më të vjetra dhe më të respektuara në Kosovë. Ai gjithashtu njihet për kontributin e dhënë në gazetari gjatë periudhave të vështira të Kosovës.
Zijadin Gashi, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike në tru para disa javësh. /FrontOnline/