Një qytetar nga fshati Beguncë i Komunës së Vitisë ka humbur jetën sot si pasojë e koronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur Vjollca Kadolli, drejtoreshë në QKMF-në e Vitisë.
“Fatkeqësisht, çdo ditë po merrë jetë. Sot kemi humbur një qytetar nga fshati Beguncë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes nga Begunca për humbjen e familjarit të tyre. Humbja e tij, duke llogaritur jetën dhe veprat e tij është humbje e madhe për tërë Vitinë dhe Kosovën”, shkruan Kadolli.
“Sipas IKSHP-së Vitia ka 2 raste të reja me COVID-19.Rastet janë një nga Smira dhe një nga Skifteraj.
Numri total i rasteve aktive në Viti është 447, ndërsa kemi 23 raste aktive.
Të shëruar kemi 5 qytetarë.Numri total i të shëruarve deri më sot është 393.
Po vërehet se çdo ditë kemi rritje të rasteve pozitive në nivel vendi. Sot kemi 159 raste pozitive në vend, që na jep sinjal që duhet të aktivizohemi të gjithë në ruajtje të shëndetit dhe jetës së qytetarëve. Rritja apo ulja e rasteve në masë të madhe varet nga sjellja jonë në publik
Vetëm me përgjegjësi kolektive arrijmë ta mbajmë situatën nën kontrollë”, përfundon postimi i saj.