Ali Shahini, deputet në kohën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut ka ndërruar jetë.
Për vdekjen e Shahinit u bë e njohur nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i cili shprehu ngushëllime për vdekjen e tij.
Aliu shkruan se vepra e guximshme e Shahinit për themelet e Kosovës, mishëruar në Deklaratën e Pavarësisë e Kushtetutën e Kaçanikut, është skalitur në faqet e historisë së re të Kosovës
Ky është postimi i tij i plotë:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të deputetit të Kushtetutës së Kaçanikut më 7 Shtator 1990, prindit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Shahini.
Vepra e tij e guximshme për themelet e Kosovës, mishëruar në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Kaçanikut të 7 Shtatorit 1990, frymëzim që brumosi edhe bijtë e tij në radhët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë është skalitur në faqet e historisë së re të Kosovës.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!