Ka vdekur në moshën 80-vjeçare, Charlie Watts, bateristi i grupit të njohur rok ‘Rolling Stones’.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i tij. “Me trishtim të madh njoftojmë vdekjen e të dashurit tonë Charlie Watts. Ai vdiq në paqe në një spital në Londër i rrethuar nga familja e tij”, tha zëdhënësi përmes një deklarate, duke mos zbuluar arsyet e vdekjes.
Në fillim të këtij muaji grupi ‘Rolling Stones’ njoftoi se bateristi nuk do të bashkohej me grupin për fillimin e turneut të riplanifikuar “No Filter” në SHBA për arsye shëndetësore.
Turneu është planifikuar të nisë më 26 shtator por ende nuk ka informacione nëse ai do të mbahet sipas planit të paraparë./FrontOnline/