Aktorja Kirstie Alley, e njohur më së shumti për rolin e saj në serialin humoristik të viteve 1980 dhe 90 “Cheers”, ka vdekur nga kanceri në moshën 71-vjeçare, njoftoi familja në një deklaratë.
“Me pikëllim ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës sonë të mrekullueshme, të egër dhe të dashur”, shkruan fëmijët e saj.
Alley fitoi një çmim Emmy për rolin e saj në serialin e njohur televiziv. Ajo gjithashtu luajti në ‘Star Trek II: The Wrath of Khan’, ‘Drop Dead Gorgeous’ dhe ‘Look Who’s Talking’.
Në njoftimin e familjes nuk specifikohej kanceri nga i cili vdiq, por thuhej se “është zbuluar vetëm së fundmi”.
“Për të gjithë ndjekësit tanë në mbarë botën… Me dhimbje ju njoftojmë se nëna jonë e mahnitshme, e fortë dhe e dashur ka ndërruar jetë pas një beteje me kancerin, e cila u zbulua vetëm së fundmi. Ajo ishte e rrethuar nga familja e saj më e ngushtë dhe luftoi me këmbëngulje të madhe… Sa e mahnitshme që ishte në ekran dhe ishte një nënë dhe gjyshe akoma më e mirë”, thuhet në komunikatë./FrontOnline/