Aktori i famshëm amerikan Tom Sizemore është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare. Ai ishte në gjendje kome që prej 18 shkurtit kur pësoi aneurizëm të trurit.
Lajmi u konfirmua nga Charles Lago, menaxheri i aktorit, i cili ta se ai vdiq në një spital në Burbank, Kaliforni.
Sizemore u bë i famshëm në vitet 1990 dhe ishte në krah të Tom Hanks si rreshteri Horvath në filmin fitues të Oscar-it ”Saving Private Ryan” në 1998. Filmat e tij të tjerë përfshinin ”Pearl Harbor”, ”Heat” dhe ”True Romance”.
Ai u nominua për Golden Globe për rolin e një mafioz në filmin televiziv të vitit 1999 “Mbrojtja e dëshmitarëve”.
Në vitin 1997, ai u arrestua me dyshimin se kishte sulmuar bashkëshorten Maeve Quinlan.
Ata u divorcuan dy vjet më vonë. Në vitin 2003, ai u dënua me gjashtë muaj burg për rrahjen e së dashurës së tij, Heidi Fleiss./A2CNN