Aktori amerikan Tony Sirico, i cili u bë më i njohur për rolin e gangsterit Pauly Walnuts në serialin hit “The Sopranos” dhe u shfaq shpesh në filmat e Woody Allen, ka ndërruar jetë të premten në moshën 79-vjeçare.
Sirico kishte një rol kryesor në serialin HBO, i cili filloi në 1999 dhe u bë një hit i madh televiziv. Edhe pse ai luajti role të vogla në gjashtë filma të Woody Allen nga viti 1994 deri në 2016, Sirico nuk ishte veçanërisht i njohur përpara rolit të tij si njëri prej anëtarëve të familjes mafioze të Tony Soprano, të luajtur nga James Gandolfini, transmeton express.
Në serialin “The Sopranos” Pauly Walnuts ishte një kriminel që herë pas here shfaqte ndjenja fisnike, herë komike, por gjithmonë besnike ndaj shefit të tij.