Aktori dhe komediani amerikan Bob Saget, i njohur më së shumti për interpretimin në serialin Full House, ka vdekur papritur në moshën 65-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.
Aktori u gjet i pavetëdijshëm nga stafi në dhomën e tij në hotelin Ritz-Carlton në Orlando, Florida të dielën.
Oficerët nga Departamenti i Sherifit të Qarkut Orange mbërritën pas një telefonate nga stafi i hotelit dhe e shpallën të vdekur në vendngjarje.
Detajet e sakta rreth vdekjes së tij mbeten të paqarta.
Por në një deklaratë të shkurtër të postuar në Twitter, Departamenti i Sherifit tha se detektivët nuk kishin gjetur asnjë shenjë të lojës së keqe ose përdorimit të drogës gjatë hetimeve fillestare.
“Ne jemi të dëshpëruar të konfirmojmë se Bob-i ynë i dashur ndërroi jetë sot”, tha familja e tij në një deklaratë.