Një 50 vjeçare në Podujevë ka vdekur në rrethana tragjike.
Ajo ka rënë nga një lartësia e një objekti, ku si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
Rasti është konfirmuar për Front Online edhe nga zëdhësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën “Isuf Koliqi” në Podujevë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete”, kanë thënë ai./Front Online