×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Vdes 49- vjeçari që u plagos pas mesnatës në Mitrovicë

    FrontOnline
    10 Korrik 2021

    Dy persona kanë mbetur të plagosur dje pas mesnate, pas disa të shtënave me armë, në rrugën “Evlia Çelebia” në Mitrovicë.

    E si pasojë e plagëve të marra, viktima me inicialet D.S, 49 vjeçar ka vdekur.

    Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

    “Ndërsa rreth orës 02:00, nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit, viktima D. S., 49 vjeçar, si pasojë e plagëve ka vdekur, ndërsa i  plagosuri tjetër viktima  J. S., 52 vjeçar, mbetet  në tretman të mëtejmë mjekësor”, ka thënë Zaiti, për FrontOnline.

    Sipas tij, pas  ekzaminimeve të kryera në vendin  e ngjarjes, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur katër (4) gëzhoja dhe një predhë të plumbit si dëshmi  materiale që ndërlidhen me rastin.

    “Nga  hetimet e deritanishme dhe dyshimet e ngritura, dy persona të dyshuar janë  në kërkim policor identiteti i të cilëve tashmë është i njohur për policinë”, ka shtuar ai.

    Zaiti ka deklruar se rrjedha hetimore është duke vazhduar në drejtim të arrestimit të personave të dyshuar si dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë.

    Ndërsa, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML./FrontOnline

    Plagosen dy të rinj në Mitrovicë

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kujtuar ambasadoren e parë të SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow. Ai ka shpërndarë postimin e...
    Lajme22 Tetor 2024
    Kryetari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës (BeH), Denis Beqiroviq, ka deklaruar sot në Sarajevë se pret që përfaqësuesit e Republikës Srpska në institucionet...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se sot ka qenë në Pejë me diplomatë të rinj nga vende të...
    Të tjera
    Lajme22 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e projektit nga Këshilli i Evropës “Nxitja e kohezionit shoqëror duke...
    Vip22 Tetor 2024
    Diana dhe Arioni ndan sot kohë me njëri-tjetrin tek kuzhina. Ata shkëmbënin biseda ku temë qe konsumimi i tepërt i cigares, transmeton...
    Lajme22 Tetor 2024
    Mbi 10 kilogramë kokainë në vlerë 450 mijë euro, u sekuestruan të hënën në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë, pas një operacioni policor. Lidhur...
    Kronika22 Tetor 2024
    Gjykata e Apelit përmes vendimit të 9 tetorit 2024 ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit ishte konfirmuar...
    Lajme22 Tetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar ashpër pas akuzave të deputetit Armend Muja kundër Blerim Isufajt, kryeprokurorit të Speciales. KPK-ja në një...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka shkatërruar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.