Një 31 vjeçare ka vdekur sot, pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë të kancerit.
Familjarët kanë konfirmuar, se ajo vuante prej kohësh nga kjo sëmundje.
Sipas tyre, ajo iu nënshtrua dy operimeve së fundmi, por nuk ia doli, raporton express.
Familja ka thënë se varrimi do të bëhet të hënen, në varrezat e fshatit Kçiq, afër xhamisë.
Kujtojmë se ditë më parë, Mitrovica u trondit nga vdekja e një të riu tjetër 26 vjeçar./FrontOnline/