Një vajzë 11-vjeçare nga Shtimja ka vdekur dje.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se e njëjta ka rënë nga ballkoni i banesës së katit të katërt.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore, viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Shtime dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e saj.
“Rr. Shaqir Tershani, Shtime 30.09.2022 – 14:35. Është raportuar se viktima femër kosovare e moshës 11 vjeçare ishte rrëzuar dhe ra në tokë nga ballkoni i banesës së katit të katërt. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore, viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Shtime dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e saj. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, bën të ditur raporti./Front Online