Një pacient që ka qenë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizreni që nga 27 nëntori, ka vdekur dje. Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Spitali i Prizrenit 07.12.2020 – 13:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte në tretman mjekësor në Spitali Rajonal të Prizrenit që nga data 27.11.2020, sot ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, turpi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.