Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë një person është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij.
Përmes, raportit 24 orësh Policia ka njoftuar se personi që është gjëtur në shtëpin e tij ka qenë I gjakosur.
“Raportohet se ne shtëpinë e tij është gjetur i gjakosur dhe pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion./FrontOnline/