Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion për hetim.
“Është raportuar se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovar e cila ka qenë duke jetuar e vetme. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarje dhe është konstatuar vdekja e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e Policisë.
Gjithashtu, në Lipjan është raportuar se një mashkull është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.
Edhe ky rast është marrë nga njësiti i IML-së për obduksion.
“Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është marrë nga njësiti i IML-së për obduksion”, thotë raporti./FrontOnline/