Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën, në Verbicë të Zhegocit në Gjilan, ku si pasojë e një vetaksidenti me traktor, një person ka pësuar lëndime të rënda dhe nuk ka arritur të mbijetojë.
Rastin e kanë konfirmuar për “Front Online” nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan.
“Stacioni Policor Gjilan me datën 04.09.2022 rreth orës 17:30 është njoftuar se një person në fsh.Vëbicë e Zhegovcit ka pësuar lëndime trupore nga një vetë aksident me traktor me të cilin ishte duke punuar në tokën e tij. I njëjti është transportuar në emergjencën e qytetit të Gjilanit. Edhe përkundër ndihmës së dhanë nga stafi mjekësore personi i lënduar D.B. (1970) si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë”, thuhet në përgjigjen e Policisë për “Front Online”.
Vdekja e tij është cilësuar si e dyshimtë nga Prokurori i Shtetit.
“Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordimin të plotë me Prokurorin e Shtetit janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur rasti. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit është iniciuar rasti “Vdekje e dyshimtë’’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, theksuan nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan për “Front Online”.