×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Vdekje Amerikës” e “Vdekje Izraelit” brohorit Parlamenti iranian

    FrontOnline
    29 Nëntor 2020

    Deputetët iranianë kanë brohoritur “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Izraelit” pas vrasjes së shkencëtarit të projektit bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh, të premten në Teheran.

    Në pamje televizive shihet kryekuvendari Galibaf duke iu prirë brohoritjeve. Ai është zotuar për “reagim të fuqishëm” kundër “armikut kriminal”, derisa Parlamenti i Republikës Islamike të Iranit u mblodh për të reduktuar bashkëpunimin me inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Kjo agjenci monitoruese kryente inspektim në kohë reale programit bërthamor iranian për nevoja civile sipas marrëveshjes së Iranit me fuqitë botërore më 2015.

    Seanca e së dielës është mbajtur me dyer të mbyllura, ku është diskutuar për vrasjen e shkencëtarit që ishte në krye të projektit atomik. Teherani akuzon Izraelin për vrasjen e shkencëtarit. Izraeli ka hedhur poshtë akuzat iraniane. Deri tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Izraeli dhe SHBA-ja kanë kundërshtuar vazhdimisht ambiciet iraniane për zhvillimin e bombës bërthamore nga frika e nxitjes së luftës rajonale të armatimit.

    Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka bërë thirrje për hakmarrje pas vrasjes së një shkencëtari afër Teheranit më 27 nëntor. Khamenei ka bërë thirrje për “përcjellje të këtij rasti të krimit dhe të ndëshkimit të atyre që janë përgjegjës”, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare.

    Në po të njëjtën ditë, presidenti iranian, Hasan Rohani, ka thënë se Izraeli ka vepruar si “mercenar” për Shtetet e Bashkuara, lidhur me vrasjen e një shkencëtari iranian afër Teheranit. Rohani, po ashtu, ka prezantuar përgjigje “në kohën e duhur”.

    “Edhe një herë, duart e liga të arrogancës globale, me regjimin uzurpator zionist si mercenar, u njollosën me gjakun e një djali të këtij kombi”, ka thënë Rohani në faqen e tij zyrtare më 28 nëntor. “Arroganca globale” është shprehje që shpesh përdoret nga zyrtarët iranianë për t’iu referuar Shteteve të Bashkuara “derisa regjimi uzurpator sionist”, është referencë për Izraelin.

    Shkencëtari Fakhrizadeh është vrarë në një sulm që kërcënon përshkallëzimin e tensioneve në mes të Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

    Udhëheqësi i agjencisë bërthamore të Iranit, Ali-Akbar Salehi, është zotuar që vrasja e Fakhrizadehit nuk do të dëmtojë programin bërthamor iranian. Irani ka fajësuar menjëherë Izraelin për vrasje, derisa ka sugjeruar se Shtetet e Bashkuara kanë qenë të përfshira në mënyrë direkte ose jodirekte në sulm. Agjencia izraelite e lajmeve, N12, ka raportuar se Qeveria ka alarmuar të gjitha ambasadat që ka në botë, duke bërë thirrje për siguri të lartë, pas deklaratës së Iranit.

    Ministria e Jashtme izraelite ka mohuar që të komentojë rreth çështjeve të sigurisë.

    “Rruga e Fakhrizadehut është duke u vazhduar edhe me më shumë intensitet”, është cituar të ketë thënë Salehi sipas mediave iraniane.

    Vrasja ka ndodhur kur një kamion me pajisje ndezëse ka shpërthyer afër veturës që ka bartur Fakhrizadehun në qytetin Absard, afër Teheranit, kanë raportuar mediat shtetërore. Kur vetura është ndalur, të paktën pesë sulmues të armatosur janë përleshur me armë zjarri me pjesëtarët e sigurisë së shkencëtarit.

    Ministri i Jashtëm Iranian, Mohammad Javad Zarif, ka pretenduar se “ka shenja serioze për rol të Izraelit” në vrasje.

    Ai i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian “që t’iu japë fund standardeve të turpshme të dyfishta dhe ta dënojë këtë akt të terrorizmit shtetëror”.

    Izraeli nuk është deklaruar për vrasjen e Fakhrizadehut, ashtu sikurse Pentagoni, Shtëpia e Bardhë, Departamenti Amerikan i Shtetit, Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA).

    E përditshmja amerikane, The Neë York Times, duke cituar një zyrtar amerikan dhe dy zyrtarë të inteligjencës, ka thënë se Izraeli qëndron mbrapa sulmit ndaj shkencëtarit, ndonëse nuk është bërë e qartë nëse SHBA-ja ka pasur njohuri për këtë operacion.

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përmendur emrin e Fakhrizadeh në një prezantim më 2018, teksa ka zbuluar një mori dokumentesh të vjedhura rreth aktiviteteve të dyshuara bërthamore të Iranit, duke thënë: “Mbajeni në mend këtë emër”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Alexandar Kasanof vizitoi të martën Podgoricën ku zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë malazezë, mes...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk është kundër. Kjo është një temë artificiale. Është një temë që...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili vendosi që ta lejë në...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka besuar Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut lidhur me vendimin që do ta marrë për...
    Sport19 Nëntor 2024
    Në ”Air Albania” po zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Para përfundimit të pjesës së parë, tifozët e Ukrainsës, në kor kanë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në transmetuesin publik serb po pretendohet se është shfaqur flamuri i Republikës së Kosovës. Kjo po thuhet se ka ndodhur gjatë një...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti në takim Drejtoren Rezidente të Programit për Kosovë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), Marta Onorato. Ai e vlerësoi...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në Prishtinë, nën udhëheqjen e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë,...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Analisti në Maqedoninë Veriore, Isen Saliu vlerëson se nëse shihet jashtë kontekstit deklarata e kryeministrit Albin Kurti është e dëmshme për shqiptarët....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.