×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e tre familjarëve kosovarë – Flet për herë të parë mjeku dhe tregon pse nuk i dërguan në spital

    FrontOnline
    09 Maj 2021

    Mjeku Bardhyl Belba ka folur për herë të parë për vdekjen e tre familjarëve kosovarë. Familja Haliti ishte nga Gjilani, por prej ditësh kishte ardhur në Gjirin e Lalëzit ku kishin blerë edhe një shtëpi prej 4 vitesh për të pushuar.Por autoritetet shqiptarë kanë bërë të ditur se ata kanë ndërruar jetë pasi kanë konsumuar kërpudhat që kanë mbledhur në pyll.

    Mjeku ka treguar simptomat e para që kanë konstatuar te pacientët e tyre dhe mjekimin që u dha, ndërsa shtoi se nuk i kanë ndërruar në spitalin e Durrësit, apo Tiranës, pasi gjendja e tyre pas marrjes së medikamenteve është paraqitur e mirë.

    Mjeku: Familja Haliti është paraqitur në Qendrën Shëndetësore në Manëz më datë 5 maj rreth orës 1:30 të mëngjesit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, me të vjella, këputje trupi, dhimbje barku dhe janë vizituar nga mjeku i shërbimit të urgjencës dhe është trajtuar me mjekimin përkatës.Pas mjekimit personat janë përmirësuar dhe kanë shkuar në shtëpi.

    Po atë ditë rreth orës 13:30 është paraqitur nëna e tyre me të njëjtat simptoma. Pasi ka marrë mjekimin e duhur është përmirësuar. Janë ngritur vetë dhe kanë dalë normal.Nuk duhet t’i dërgonte Qendrën Shëndetësore të Manzës drejt spitalit të Durrësit?

    Mjeku: Për arsye të thjeshtë, që pacienti ishte i përmirësuar nuk ishte e domosdoshme për të shkuar në Durrës apo Tiranë. Ne e kemi procedurë, nëse pacienti del i përmirësuar s’ka pse të shkojë në spital, por nëse gjendja e pacientit vazhdon të rëndohet ne i dërgojmë në spital. Nuk ishte e domosdoshme për të shkuar në Durrës.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot shënohet 14-vjetori i rënies së heroit Enver Zymeri dhe Dita Memoriale e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës Në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit. Përmes një postimi...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë sot në mëngjes bënë homazhe dhe vendosen lule pranë varrit...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e stacionit në Ferizaj ka njoftuar se ka reaguar pas një rasti të raportuar të sulmit fizik dhe lëndimit të rëndë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin e tij për situatën aktuale politike në Kosovë, me theks të vecantë vonesat në formimin e institucioneve,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një person, derisa ishte në krye të punës si sigurim në një kafiteri, ka pësuar lëndime të rënda pasi katër të dyshuar...
    Kronika26 Korrik 2025
    Një burrë është arrestuar të premten në Prishtinë, nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësore, ka fyer dhe...
    Kronika26 Korrik 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas Policisë...
    Kronika26 Korrik 2025
    Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit ndaj një të miture. Sipas Policisë së...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.