Modelja Beniada Nishani ka reaguar pas vdekjes së ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, të cilin e ka pasur familjar.
Beniada, babai i së cilës është kushëri i Bujar Nishanit, ka shkruar në InstaStory “Askush nuk vdes në tokë për sa kohë që jeton në zemrën e atyre që mbeten”.
Në këtë postim, ajo e ka etiketuar vajzën e ish-presidentit, Fionën.
Beniada në një intervistë që kishte dhënë para disa vitesh, kishte thënë se ëshë mbesa e Bujar Nishanit, por duke sqaruar se babai i saj dhe ish-presidenti ishin kusherinj.
“Shumë persona kuriozohen për origjinën time, duke u nisur nga mbiemri Nishani. Unë jam mbesa e Presidentit Bujar Nishani, që është kushëriri i tim eti, dhe bashkë ata janë si vëllezër”, kishte thënë Beniada.