Një grua është gjetur e vdekur në hyrjen e një ndërtese ditën e djeshme në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.
Policia rastin e ka hapur si “hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM MBI VDEKJEN/Rr. Ferat Dragaj, Prishtinë 04.01.2023 – 13:15. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në hyrjen e një ndërtese, ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalur në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.