Policia ka konfirmuar vdekjen e një foshnje në Prishtinë.
Përmes raportit 24-orësh Policia bën të ditur se janë intervistuar disa persona ndërkaq zyrtarët e IML-së e kanë tërhequr trupin e pajetë të viktimës.
“HETIM I VDEKJES- Prishtinë / 04.11.2024 – 10:30. Është raportuar se ka ndërruar jetë një foshnje. Lidhur me rastin njësitë përkatëse policore kanë intervistuar disa persona, ndërsa nga zyrtarët e IML-së është tërhequr trupi i pajetë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /FrontOnline