×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e babait: A do t’ia lejojë Gjykata Speciale Thaçit ardhjen në Kosovë?

    FrontOnline
    17 Mars 2025

    Mbrëmë ka vdekur babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit Haxhiu.

    Ai ka vdekur dy ditë pasi u vizitua nga djali i tij, i cili pas disa refuzimesh, erdhi në Kosovë me lejen e Gjykatës Speciale.

    Nacionale nga burimet e veta ka mësuar se varrimi pritet të caktohet sot, dhe me gjasë ai do të mbahet të martën.

    Duke parë problemet që ka pasur Thaçi për të ardhur në Kosovë, mbetet të shihet nëse Gjykata Speciale do t’ia lejojë vizitën sërish.

    Në raste të vdekjeve, Specialja nuk kishte lejuar asnjë të akuzuar për të ardhur në Kosovë për ditën e varrimit.

    Vizitat ishin lejuar tek pas disa ditësh, kjo për të shmangur konktaktet me njerëz.

    Megjithatë, ardhjen e Thaçit në Kosovë e ka kërkuar avokati Arianit Koci. Ai ka thënë se Gjykata Speciale ka bërë padrejtësi duke refuzuar kërkesat e mëhershme.

    “Drejtësia nuk është vetëm procedurë dhe rregull. Drejtësia është edhe ndjeshmëri. Është të kuptosh kontekstin. Është të mos e trajtosh një njeri që ka sakrifikuar për këtë vend sikur të mos kishte histori, sikur të mos kishte familje, sikur të mos kishte dhimbje. Tani, nuk ka më justifikime. Duhet t’i jepet leja për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Kështu e do humanizmi. Kështu e kërkon drejtësia. Prehu në paqe, Haxhi Thaçi. E vërteta mund të vonojë – por nuk humb kurrë”, ka shkruar Koci në rrjete sociale.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Faton Bislimi, aktivist politik në ShBA e ish -deputet i LDK-së, për FrontOnline ka folur rreth dëmtimit që iu ka shkaktuar Kosovës...
    Lajme17 Mars 2025
    Bashkëshortja e Rexhep Selimit, njëherit deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Mehmeti, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit,...
    Lajme17 Mars 2025
    Ish presidentit të Kosovës që po mbahet në Hagë, Hashim Thaçi, dje i vdiq babai i cili po vuante nga një sëmundje...
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    Zjarri në diskotekën e Koçanit mori pas vete jetën e 59 të rinjve ndërsa la të plagosur mbi 150 të tjerë, Portalb.mk...
    Lajme17 Mars 2025
    Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë. Avokati Arianit Koci ka reaguar duke theksuar se Hashim Thaçit...
    Lajme17 Mars 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, aktualisht profesor universitar, Muhamet Hamiti, për FrontOnline, thotë se Kosova me Qeverinë Kurti, i ka...
    Lajme17 Mars 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka ngushëlluar familjen e ish-Presidentit dhe ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, për vdekjen e babait të tij, Haxhi Thaçi,...
    Lajme17 Mars 2025
    Më 17 mars 2004, filluan protestat që më vonë do të përmenden si “Trazirat e marsit”. Ato zgjatën dy ditë, e gjatë...
    Lajme17 Mars 2025
    Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime familjes Thaçi për vdekjen e Haxhi Thaçit- babait të ish presidentit Hashim Thaçi. Haradinaj ka thënë se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.