Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të trishtë lajmin për vdekjen e aktorit nga Shkupi Luran Ahmeti.
Ai ka thënë se aktori Luran Ahmeti ka lënë një bagazh të madh të cilin do ta ruajnë me respektin më të madh.
Statusi i plotë i Haradinajt:
I trishtë lajmi për shkuarjen e hershme të aktorit Luran Ahmeti.
Ai la pas një bagazh të madh të cilin do e ruajmë me respektin më të madh!
Ngushëllime për familjen dhe gjithë komunitetin e artistëve!