Dje në një aksident në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, kanë vdekur tre kosovar kur po ktheheshin nga pushimet në vendlindje për në Zvicër.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu me këtë rast ka shprehur ngushëllime familjes Krasniqi nga fshati Rahovicë e Ferizajt, miqve e të njohurve të të ndjerëve.
“Mbrëmë morëm lajmin e kobshëm për vd ekjen tra gjike të bashkëatdhetarëve tanë të familjes Krasniqi nga Rahovica e Ferizajt. Ata po bënin rrugën e kthimit nga vendlindja ku tra gjedia i mori jetën në moshë të re, prindit e familjarëve të kësaj familje. Në emër të qytetarëve të Ferizajt, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Krasniqi, miqve e të njohurve të të ndjerëve” përfundon telegrami i ngushëllimit.