×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vd*iq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

    FrontOnline
    10 Tetor 2024

    Gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna, e cila ishte zhdukur në territoret e uzurpuara nga Rusia, ka vdekur gjatë kohës sa ishte në robërinë ruse, njoftuan autoritetet ukrainase më 10 tetor.

    Lajmi u konfirmua nga Petro Yatsenko, përfaqësuesi i Shtabit të Koordinimit të Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës, pas një hetimi të brendshëm mbi zhdukjen e saj.

    “Ne e kemi kryer një hetim të brendshëm dhe, për fat të keq, informacioni për vdekjen e Victorias është konfirmuar”, tha Yatsenko. Megjithatë, rrethanat rreth vdekjes së saj mbeten të paqarta dhe po hetohen, shtoi ai.

    Roshchyna, një gazetare e pavarur që kishte punuar më parë për Radion Evropa e Lirë dhe media të tjera të shquara ukrainase, u zhduk në fillim të gushtit 2023.

    Ajo kishte udhëtuar nga Ukraina për në Poloni më 27 korrik të vitit të kaluar, para se shkonte drejt territoreve të pushtuara nga Rusia në Ukrainën lindore, sipas babait të saj, Volodymyr Roshchyn. Komunikimi i saj i fundit ishte më 3 gusht 2023.

    Yatsenko zbuloi se ishin bërë përpjekje për të siguruar lirimin e Roshchynes nga robëria ruse, ku ajo po mbahej së bashku me të paktën 25 gazetarë të tjerë ukrainas. Këta gazetarë janë ose të arrestuar, ose të zhdukur në zonat e kontrolluara nga Rusia.

    Andriy Yusov nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës konfirmoi se ishte planifikuar që Roshchyna të ishte pjesë e një marrëveshjeje për këmbimin e të burgosurve dhe, sipas përditësimeve më të fundit, ajo po transferohej nga Taganrog, një qytet rus afër kufirit ukrainas, në qendrën e paraburgimit Lefortovo në Moskë, para se të lirohej.

    Autoritetet ukrainase tani po përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur gjatë këtij transferimi.

    Rasti i Roshchynes nxjerr në pah rreziqet me të cilat përballen gazetarët që raportojnë në zona lufte. Sipas Reporterëve pa Kufij (RSF), më shumë se 100 gazetarë ukrainas dhe të huaj janë prekur drejtpërdrejt nga pushtimi rus i Ukrainës, i cili filloi në shkurt 2022.

    Disa gazetarë ukrainas vazhdojnë të jenë të arrestuar ose të zhdukur në territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë, ndërsa vdekja e Roshchynes nënvizon rreziqet e vazhdueshme me të cilat përballen gazetarët në zonat e konfliktit./REL

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Një gazetare ka vrapuar për t’u kujdesur për një qen që ishte shpëtuar në mesin e mbeturinave të shkaktuara nga uragani Milton...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Policia në Tetovë ka bërë kallëzim penal kundër 38-vjeçarit nga Kosova. Kështu thuhet në njoftimin e Sektorit për Punë të Brendshme. B.R,...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Në pritje të ardhjes së presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur ceremonia brenda xhamisë së...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në një seancë të jashtëzakonshme në ora 12:00. Në këtë seancë do të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e Asociacionit...
    Lajme10 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Ozkan Ulutash. Osmani shprehu mirënjohjen e saj...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Një gazetare ka vrapuar për t’u kujdesur për një qen që ishte shpëtuar në mesin e mbeturinave të shkaktuara nga uragani Milton...
    Lajme10 Tetor 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se punimet në rrugën Prizren – Tetovë po vazhdojnë me energji...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se vendin e ka përfshirë një atmosferë ku për Kosovën flitet si temë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.