Në aksident trafiku mes tri automjeteve në Bresalc të Gjilanit la të vdekur një person.
Rastin për Front Online e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Si pasojë e aksidentit u lënduan tre persona, por një grua rreth 46-vjeçare nuk mundi të iu bëjë ballë plagëve të marra.
“Pasagjerja shtetase e Kosovës (1978), si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë ku vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në QE-Gjilan. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në obduksion”, tha Hashani.
Hetues policor të aksidenteve nga njësiti i trafikut rajonal janë duke hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë./Front Online/