×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon “telenovela” me konstituimin e Kuvendit, VV-ja dhe opozita kritikojnë njëra-tjetrën

    FrontOnline
    17 Maj 2025

    Në përpjekje për të tejkaluar krizën politike dhe për të zhbllokuar funksionimin e Kuvendit të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka mbledhur të enjten e kaluar në takim liderët e partive politike.

    Por, as pas takimit të presidentes me liderët politik nuk është shënuar ndonjë përparim për zhbllokimin e ngërçit politik.

    Osmani para mediave bëri të ditur se në takimin e mbajtur me liderët e partive kryesore politike iu ka kërkuar që të gjejnë zgjidhje të përbashkët për konstituimin e Kuvendit, derisa tha se javën tjetër do t’i ftoj në takim veç e veç liderët.

    “Ekziston një disponim minimal. Kishte dialog politik e të ndërsjellët. I kam inkurajuar liderët e partive politike të gjetjen e një zgjidhje të përbashkët për konstituimin e kuvendit”, u shpreh Osmani.

    Takimi erdhi dy ditë para seancës së radhës së Kuvendit, për të cilën ende nuk është e qartë nëse do të sjellë ndonjë ndryshim në qëndrimin e partive politike.

    Nga Lëvizja “Vetëvendosje” nuk pritet ndryshim, derisa kanë kritikuar PDK, LDK e AAK për bllokim të Kuvendit. Në anën tjetër, nga partitë opozitare faji është hedhur tek partia e Albin Kurtit, për ngërç politik, ku nuk presin asnjë hap ndryshe në seancën e radhës së Kuvendit.

     

    Deputeti i VV-së: PDK, LDK dhe AAK po duan ngërçin e Kuvendit ta mbajnë deri në zgjedhjet lokale

    Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Halil Thaçi është shprehur për “Front Online” se Vetëvendosje po angazhohet për zhbllokim, ndërsa fajësoi partitë opozitare për bllokim të Kuvendit.

    Sipas tij, opozita synon ta mbajë vendin të paralizuar deri në zgjedhjet lokale.

    “Pse po kërkohet nga VV me pas qasje tjetër kur partitë opozitare e kanë bllokuar Kuvendit ne po kërkojmë zhbllokim. Kemi bërë hapa për zhbllokim duke kërkuar formim të komisionit për votim të fshehtë që lejohet me Kushtetutë këtë e kanë bllokuar dhe po duan ta mbajnë të bllokuar vendit deri në zgjedhjet lokale”, u shpreh ai.

     

    Deputeti i PDK-së: Vetëvendosje duhet të ndërgjegjësohet e ta zhbllokojë Kuvendin

    Fadil Demaku, deputeti nga radhët e PDK-së në një prononcim për “Front Online” tha se përgjegjësia për zhbllokimin e situatës politike bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se qëndrimi i PDK-së është i qartë.

    “Ne gjithë herë presim që do të ndërgjegjësohen dhe do të marrin përgjegjësi përpara qytetarëve LVV, gjithçka varet nga ata. Qëndrimi i PDK është i qartë”, theksoi Demaku.

     

    Lutfi Haziri: Takimi i Osmanit me liderët politik pa rezultat, nuk pritet zhbllokim në Kuvend

    Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi për “Front Online” se takimi i presidentes Vjosa Osmani me liderët politik nuk ka prodhuar rezultat konkret, dhe sipas tij, nuk pritet të ketë zhbllokim të situatës në seancën e nesërme të Kuvendit.

    Haziri ka lënë hapësirë për zhvillime të mundshme në orët e fundit nga LVV-ja.

    “Me vet faktin që s’ka pas rezultat dje nga takimi përveç që janë takuar nuk pritet të ketë zhbllokim të situatës të shtunën. Nata është e gjatë që mund me mbërri partia e parë marrëveshje politike në mënyrë që me implementu rezultatin e zgjedhjeve”, deklaroi Haziri.

     

    Deputetja e AAK-së: LVV-ja po insiston në shkeljen e Kushtetutës, kërkon votim të fshehtë

    Time Kadrijaj, deputete e AAK-së ka kritikuar Lëvizjen “Vetëvendosje” për insistimin në shkeljen e Kushtetutës, duke kërkuar votim të fshehtë.

    “Partitë opozita kanë dhënë opsione për zhbllokim që të ndërrohet kandidati por s’kanë reflektuar po insistojnë në shkelje të Kushtetutës me votim të fshehtë. Osmani tha që do të vazhdojnë me takime dhe nëse s’ka zgjidhje ta dërgojnë në Kushtetuese tash po presim”, u shpreh Kadrijaj.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme26 Gusht 2025
    Të Mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, por priten edhe kalime vranësirash të shtresave të...
    Lajme26 Gusht 2025
    Vullnet Bugaqku nga KDI ka treguar për siç thotë ai tri shkeljet kushtetuese që janë bërë sot në seancën e Kuvendit të...
    Lajme26 Gusht 2025
    Emilija Rexhepi do të jetë nënkryetare e legjislaturës së IX-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Deputetja nga radhët e Partisë së...
    Të tjera
    Lajme26 Gusht 2025
    Të Mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, por priten edhe kalime vranësirash të shtresave të...
    Lajme26 Gusht 2025
    Vullnet Bugaqku nga KDI ka treguar për siç thotë ai tri shkeljet kushtetuese që janë bërë sot në seancën e Kuvendit të...
    Sport26 Gusht 2025
    Kampioni kazak, Kairat Almaty, bëri historinë e klubit duke u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve, pasi eliminoi Celtic në play-off në...
    Lajme26 Gusht 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, është deklaruar për moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb....
    Lajme26 Gusht 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se arsyeja kryesore pse Albin Kurti nuk dëshiron konstituimin e institucioneve është lidhet drejtpërdrejt...
    Lajme26 Gusht 2025
    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në “Rubikon” në Klan Kosova tha se qeverisja Kurti ka qenë nivel i Dimal...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.