Janë duke vazhduar punimet për rregullimin e shkollës fillore “Metush Krasniqi” në Roganë të Kamenicës.
E i pari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati thotë se ky investim është i rëndësishëm për mësimdhënie cilësore.
“Pas investimeve në disa shkolla të komunës sonë, po vazhdon rregullimi edhe i shkollës fillore “Metush Krasniqi” në Roganë. Rregullimi i hapësirave të kësaj shkolle po bëhet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, investim ky tejet i rëndësishëm për mësimnxënie cilësore. Vazhdojmë me punë”, ka thënë Kastrati.