Ministria e Shëndetësisë njofton se pas 3082 testeve të bëra gjatë ditës së sotme, janë regjistruar 1128 raste të reja me COVID-19.
12 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me covid-19. Të gjithë pacientët kanë qenë të hospitalizuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 307 persona që janë shëruar plotësisht nga virusi korona.
Në Maqedoninë e Veriut ka 13568 raste aktive me covid-19, 1096 të vdekur dhe 22835 të shëruar.