×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vazhdon procesi i hetimit ndaj Trump, demokratët publikojnë tekstet e dëshmive

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë Marie Yovanovitch tha gjatë një hetimi të demokratëve të Kongresit që synojnë shkarkimin e presidentit, se ajo ndihej e kërcënuar nga Presidenti Donald Trump, sipas një teksti të zbardhur të dëshmisë së saj të publikuar të hënën.

    Ajo iu referua njoftimeve se Presidenti Trump e kishte përshkruar para udhëheqësit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, si “lajm të keq”.

    Sipas tekstit të publikuar, ish ambasadorja tha në dëshminë e datës 11 tetor: “Isha shumë e shqetësuar dhe akoma jam”. E pyetur nëse ndjehej e kërcënuar, zonja Yovanovitch u përgjigj “po”, thuhet në transkript.

    Hetimi ndaj presidentit republikan është përqendruar në një telefonatë të 25 korrikut në të cilën zoti Trump i kërkoi Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy të hetonte rivalin e tij politik, Joe Biden, ish-nënpresident dhe kandidat demokrat për president.

    Nga një përmbledhje e tekstit të telefonatës, të publikuar më parë nga Shtëpia e Bardhë, del se Presidenti Trump i tha zotit Zelenskiy se ambasadorja ishte një “lajm i keq” dhe se do të “kalonte nëpër disa gjëra”.

    Presdenti Trump ka mohuar se ka bërë ndonjë shkelje dhe e ka mbrojtur telefonatën me Zelenskiy-n si “të përkryer”, duke akuzuar demokratët se e kishin vënë në shënjestër, për të prapësuar rezultatin surprizë të zgjedhjeve presidenciale të 2016-s.

    Në dëshminë e saj, një pjesë e së cilës ishte publikuar në media, ish-ambasadorja Yovanovitch u tha gjithashtu ligjvënësve se ajo ishte

    “tronditur” që zoti Trump e kishte përmendur atë vazhdimisht gjatë telefonatës.

    Të hënën, disa komisione të Dhomës së Përfaqësuesve publikuan edhe tekstin e një interviste me zotin Michael McKinley, ish-këshilltari i lartë i Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo.

    McKinley u tha hetuesve se ai ishte dorëhequr për shkak të shqetësimeve se ambasadat e SHBA jashtë vendit po përdoreshin për të gërmuar baltë për qëllime politike si dhe për shkak të “dështimit” për të mbrojtur diplomatët e SHBA, gjithnjë sipas tekstit të dëshmisë.

    Ai tha se rekomandoi të bëhej një deklaratë në mbështetje të zonjës Yovanovitch në klimën e vendimit për largimin e saj nga ambasada, por shtoi se sekretari Pompeo preferoi që deklarata “më mirë të mos bëhej… në këtë kohë”.

    Nga ana e saj, zonja Yovanovitch diskutoi gjerësisht me ligjvënësit për marrëdhëniet e saj me zyrtarët ukrainas dhe shqetësimet për korrupsionin.

    Ajo tha se në fund të vitit 2018 kishte mësuar për herë të parë se avokati personal i zotit Trump, Rudy Giuliani, ishte përfshirë në Ukrainë kur zyrtarët ukrainas e njoftuan për komunikimet e ish kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut me një ish-prokuror të përgjithshëm ukrainas.

    Lidhjet e zotit Giuliani me Ukrainën kanë qenë një temë e dëshmive gjatë procesit të hetimit në Dhomën e Pëfaqësuesve.

    Zonja Yovanovitch u shkarkua si ambasadore, pas një fushate në të cilën ishte përfshirë zoti Giuliani, i cili vuri në dyshim besnikërinë e saj ndaj presidentit.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para,...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Ryan Wesley Routh, një 58-vjeçar pronar i një kompanie të vogël ndërtimi, është arrestuar në lidhje me një atentat të dukshëm ndaj...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Drogë me personazhe vizatimore u zbuluan së fundmi në Shqipëri. Në pamje të parë duket si një puzzle për fëmijë që mban...
    Të tjera
    Lajme16 Shtator 2024
    Ish- kryenegociatorja në bisedimet Kosovë Serbi, Edita Tahiri ka dekonspiruar efeketet e para të shefit të CIA`së Willam Burns në Bosnje, Serbi...
    Lajme16 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovë, Naim Tërnava. Në takim u diskutua për “angazhimin...
    Sport16 Shtator 2024
    Trajneri i Tottenham-it, Ange Postecoglou, ka thënë se gjithmonë fiton “gjëra në vitin e dytë” pas humbjes 1-0 në derbin e Arsenalit....
    Vip16 Shtator 2024
    Që prej zyrtarizimit të lidhjes së Mozzik dhe Lotina Hazirit, komente të shumta në rrjet e kanë krahasuar kete të fundit me...
    Lajme16 Shtator 2024
    Dogana e Kosovës ka njoftuar për konfiskim të mallrave të pa deklaruara nga një qytetar në aeroport Personi i dyshuar, pas kontrolleve...
    Lajme16 Shtator 2024
    Thomas Hacker, raportues në Bundestag për Ballkanin Perëndimor ka folur rreth vizitës së drejtorit të CIA-s, Ëillaim Burns në Kosovë, Serbi dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.