-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    FrontOnline
    25 Mars 2025

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Në Hagë, sot, do të vazhdojë dëshminë dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

    Në seancën e së hënës në Hagë ka dëshmuar dëshmitarii 124-të i Prokurorisë, Naim Maloku, i cili pos tjerash, u pyet edhe për pozitën Jakup Krasniqi gjatë luftës. Dëshmitari tha se Krasniqi ushtroi për të paktën dy muaj pozitën e zëvendëskomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ai tha se këtë pozitë Krasniqi e mbajti në dhjetor të ’98-ës dhe në janar të ’99-ës derisa u caktua si anëtar i delegacionit në Rambuje.

    Sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara, gjykimi “Thaçi dhe të tjerët”, këtë javë pritet të mbahen vetëm dy seanca gjyqësore

    Ndryshe, rasti gjyqësor ‘Hashim Thaçi dhe të tjerët’, filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023.

    Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës dhe institucionet e sigurisë për performancën e...
    Lajme27 Mars 2025
    Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të japin përkrahje financiare për...
    Lajme27 Mars 2025
    Borko Stefanoviq, nënkryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë në Serbi tha se njohja e Kosovës nga Kenia erdhi pesë muaj pasi...
    Të tjera
    Lajme27 Mars 2025
    Ish-ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj, për FrontOnline, ka folur mbi punën qeverisëse të Qeverisë Kurti, veçmas në apskeitn infrastrukturor. Sipas Lekajt, në...
    Lajme27 Mars 2025
    Kryeministri Kurti merr pjesë në lansimin e pilotimit të shërbimeve të integruara për lindjen e fëmijës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr...
    Lajme27 Mars 2025
    Analisti politik, Xhevdet Pozhari, ka folur për punën katër vjeçare të Qeverisë Kurti, duke theksuar se shtritrja e ligjshmërisë në veri të...
    Lajme27 Mars 2025
    Ish-diplomati Avni Arifi ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se Kosova dhe populli i saj nuk janë marrë kurrë me...
    Lajme27 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci, ka bërë me dije se aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë ka për qëllim stabilitetin rajonal....
    Lajme27 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rënë pre e dy komedianëve rusë të njohur si Vovan dhe Lexus, duke menduar se po...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.