Komisioni Qendror i Zgjedheve po vazhdon numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat janë vendosur në ditën e zgjedhjeve në vendvotimet e dyfishta, por edhe në adresa të ndryshme jashtë vendvotimeve.
Janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë komunave të ndryshme dhe që do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
KlanKosova.tv ka siguruar një fotografi nga numërimi i mbrëmshëm ku edhe në këto vota Lëvizja Vetëvendosje prinë për dallim të partive tjera politike.
Kujtojmë se pas përfundimit të këtyre votave do të numërohen edhe fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë Kosovës nga 2 deri më 12 shkurt.