Aktualisht është duke u mbajtur mbledhja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku prezent është edhe Isa Mustafa.
Gazeta Blic merr vesh që tema e parë që është duke u diskutuar në këtë mbledhje, është kalimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike.
Mustafa ka kërkuar nga deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së, që të gjendet një zgjidhje e shpejtë për kalimin e këtij ligji.
Temë diskutimi në këtë mbledhje, do të jenë edhe rezultatet e djeshme në Podujevë dhe zgjidhja e presidentit të ri.Prezentë në këtë mbledhje, përveç Mustafës dhe deputetëve të LDK-së, është edhe kryeministri Avdullah Hoti.
Ai është parë teksa ka hyrë në zyret e LDK-së, në Prishtinë.